Skip Links

Press release

OSBE dënon sulmin kundër kryeredaktorit të televizionit publik të Kosovës

Data:
Burimi:
OSCE Representative on Freedom of the Media, OSCE Mission in Kosovo
Fields of work:
Liria dhe zhvillimi i medias

PRISHTINË, SAN JOSÉ, 1 maj 2013 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatović, e dënuan sulmin e sotëm kundër Mufail Limanit, kryeredaktorit të transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Dera e hyrjes së shtëpisë së familjes Limani ishte vënë në zjarr herët në mëngjes sot përmes një bombole gazi. Fatmirësisht, askush nuk ka pësuar lëndime.

“E dënoj fuqimisht sulmin e mëngjesit të sotëm kundër kryeredaktorit të RTK-së, Z. Limani, dhe familjes së tij,” tha Schlumberger.

“Sulmi kundër Limanit është shumë shqetësues. Ai është tregues i një trendi në zhvillim të  kërcënimit dhe frikësimit të gazetarëve dhe profesionistëve të mediave, gjë e cila e pengon lirinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit dhe kjo duhet të ndalet,” tha Mijatović, e cila është duke e përcjellë përvjetorin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit  në San José, Costa Rica.

“E përsërisë thirrjen time të cilën ua bëra institucioneve të Kosovës dje që të bëjnë më të mirën e tyre për promovimin dhe ruajtjen e një ambient ku mediat janë në gjendje të punojnë në mënyrë të lirë dhe sigurt pa ndonjë ndikim apo ndërhyrje të paligjshme. Gjithashtu, i bëjë thirrje institucioneve për zbatimin e ligjit që t’i sjellin keqbërësit e këtij dhe akteve të mëhershme kundër mediave para drejtësisë,” tha Schlumberger.

Ai i dëshiroi familjes Limani tejkalim të shpejtë të shokut dhe stresit të cilit iu kishin ekspozuar. 


Contacts

Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media

Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media

Wallnerstrasse 6
1010 Vienna
Austria

Jennifer Adams, Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media

Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media

Wallnerstrasse 6
1010 Vienna
Austria